Mbi 92 mijë raste me COVID-19

Mbi 92 mijë raste me COVID-19

92.198 raste me COVID-19 janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të premten raportoi edhe për 793 infeksione e 755 të shëruar.

Fatkeqësisht edhe 10 të vdekur brenda ditës.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit famëkeq është 1.894, ndërsa i atyre që e kanë kaluar 76.402.

Raste aktive janë 13.902.

Komuna e Prishtinës mbetet vatra e pandemisë, vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit në kryeqytet u regjistruan edhe 266 raste. /Insajderi.com