Mbi 96% e familjeve kosovare kanë qasje në internet

Mbi 96% e familjeve kosovare kanë qasje në internet

96.4 përqind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet nga shtëpitë, ndërsa një përqindje prej 3.4 nuk kanë qasje nga asnjë lloj pajisje, njofton Insajderi.

Këto të dhana janë nxjerr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka zhvilluar një aneketë lidhur me përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit për vitin 2020.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2020 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.4%, ndërsa 3.4% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga laptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet, nga ASK-ja thonë se janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin e kaluar./Insajderi.com