
Mnistria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 10.830 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.853 raste pozitive.
Kurse, janë konfirmuar tre raste të vdekjes si dhe janë shëruar 840 persona.
MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me doza përforcuese, ndërsa personat mbi moshën 60 vjet mund të vaksinohen edhe me dozën e katër të vaksinës.

Vaksina anti-COVID’19
Po ashtu, me qëllim të mbrojtjes së nënës dhe fëmijës, MSH-ja rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzëna.
Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Insajderi.com