Mbi dy mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mbi dy mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy mijë e 60 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën e 19 janarit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar nëntë mijë e 194 mostra, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 mijë e 371.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është shtatë mijë e 266.

Në 24 orët e fundit janë dhënë pesë mijë e 348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 728 mijë e 214 doza të vaksinës.

Prej tyre, 798 mijë e 225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri tani janë dhënë 40 mijë e 561 doza përforcuese dhe dy mijë e 191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com