Numri i rasteve aktive me Coronavirus në vend ka rënë në gjashtë mijë e 140, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku tutje njoftohet se numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 776 raste dhe një mijë e 377 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se Kosova ka arritur të sigurojë një milion e 220 mijë vaksina anti-COVID.
Këtë Zemaj e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid”, ka shkruar Zemaj.
Ministri në detyrë ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave antiCOVID.
“Deri në arritjen e vaksinave anti COVID1-, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me COVID por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com