
Gjashtë mijë e 560 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se 61.86 persona janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit, kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.
Nga raporti i IKShPK-së, një mijë e 509 persona kanë vdekur nga ky virus.
Ndërkohë që numri i të shëruarve është i lartë, me 207 të shëruarit e 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të kuruarve ka arritur në 53 mijë e 17. /Insajderi.com