Mbi një mijë gjoba të shqiptuara për mosrepsektim të masave anti-COVID

Mbi një mijë gjoba të shqiptuara për mosrepsektim të masave anti-COVID

Një mijë e 50 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit ndaj personave që nuk kanë respektuar masat anti-COVID, njofton Insajderi.

Siç njoftohet nga Policia e Kosovës edhe një mijë e 13 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, në të dhënat e ndodhive brenda kësaj periudhe kohore, bëhet e ditur se në rrugët e Kosovës ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 19 të tjera janë aksidentet me të lënduar.

Po ashtu janë edhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale.

Për 24 orë policia arrestoi 22 persona, derisa 13 dërgoi në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com