Mbi një mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”

Mbi një mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”

Mbi një mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar që nga dita e parë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, transmeton Insajderi.

Në këtë sallë, vetëm të premten deri në mesditë 279 mjekë e infermierë e kanë marrë kurën kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

“Vaksinimi është duke vazhduar, shihet një fluks i personelit shëndetësor që po vinë për tu vaksinuar, dhe shihet edhe sot një fluks i personelit. Aktualisht deri më tani kemi 1154 të vaksinuar nga dita e parë, ndërsa në këto momente sa flasim kemi 279 persona të vaksinuar, ndonjë shqetësim nuk ka që kanë pranuar”, tha Bardhi.

Tutje ai tha se nuk kanë pranuar ankesa për simptoma apo probleme shëndetësore nga ata që janë vaksinuar.

Vaksinimi i personelit shëndetësor nga dita e enjte ka filluar edhe nëpër komuna.

Bardhi theksoi që edhe gjatë fundjavave do të punohet në kohë dhe orar të njëjtë./Insajderi.com