Mbi një mijë e 200 persona javë vaksinuar gjatë të martës dhe të mërkurës deri në orën 12:00, transmeton Insajderi.
Sot është parë një situatë më e qetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje, ku po bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Rrezart Halili, zëvendësdrejtor i QKMF-së ka deklaruar se në orët e mëngjesit kishte tendencë për t’u bërë më tollovi, por se tani gjithçka po funksionon si duhet, raporton Koha.
Të interesuarit për vaksinim kanë deklaruar se nuk kanë pritur më shumë se 10 minuta për t’u vaksinuar. Në tendën e vaksinimit, këtë proces po e kryejnë katër ekipe mjekësore. /Insajderi.com