Mbi një mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi një mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 1.503 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar 42 raste të tjera pozitive.

Po ashtu, janë shëruar 224 persona.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 25 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me doza përforcuese, ndërsa personat mbi moshën 60 vjet mund të vaksinohen edhe me dozën e katër të vaksinës.

Vaksina anti-COVID-19

Po ashtu, me qëllim të mbrojtjes së nënës dhe fëmijës, MSH-ja rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzëna.

Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Insajderi.com