Mbi pesëqind pacient kanë marr trajtim emergjent gjatë dy ditëve në Spitalin e Pejës

Mbi pesëqind pacient kanë marr trajtim emergjent gjatë dy ditëve në Spitalin e Pejës

Mbi pesëqind pacientë kanë marr trajtim emergjent në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas një njoftimi të spitalit thuhet se “543 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit datave 24 dhe 25 dhjetor 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 47 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm”, raporton Gazeta Insajderi.

Po ashtu sipas këtij njoftimi janë kryer 10 lindje, pesë foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

“10 lindje kanë qenë gjatë këtyre dy ditëve, 8 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 10 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa brenda 48 orëve janë kryer mbi 4 mijë analiza.

“Analiza kanë kryer 278 pacientë që në total kanë bërë 4,054 analiza. 8 operacione janë kryer gjatë 48 orëve të fundit”, ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës. /Insajderi.com