Mbi shtatë mijë kosovarë drejt Shqipërisë vetëm sot

Mbi shtatë mijë kosovarë drejt Shqipërisë vetëm sot

Edhe gjatë fundjavës që lamë pas qytetarët e Kosovës ia mësynë bregdetit shqiptar, transmeton Insajderi.

Më shumë se shtatë mijë qytetarë kosovarë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në pikën kufitare në Morinë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera, anipse janë shënuar ulje e temperaturave.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes. /Insajderi.com