Me 372 rastet pozitive të konfirmuara të premten, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në shtatë mijë e 41, njofton Insajderi.
Që nga 13 marsi kur janë paraqitur dy rastet e para të virusit vdekjeprurës, gjithsej 63 mijë e 805 persona janë infektuar.
Deri më tani 1 mijë e 540 persona të infektuar kanë humbur jetën.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 55 mijë e 224 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 372 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 333 pacientë./Insajderi.com