Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë lindur 8 mijë 786 foshnje, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie nga ShSKUK-ja, prej foshnjave 3 mijë 128 janë lindur me operacion.
“Vitin e shkuar, janë ofruar edhe shërbime tjera shëndetësore, por në pjesën më të madhe të tij, mjekët kanë trajtuar kryesisht rastet me urgjencë, për shkak të situatës me Pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se në raportin vjetor të punës, figurojnë një mijë e 769 operacione të kryera të natyrës urgjente si: karcionoma, cist dhe shtatzëni jashtë mitrës.
“Me anestezion të shkurtër intravenoz, janë realizuar 2 mijë e 477 intervenime.
Me udhëzim të mjekut, në Klinikën e Gjinekologjisë, në 12 muajt e vitit të kaluar, janë regjistruar 14 mijë e 370 pranime”, përfundon njoftimi./Insajderi.com