Mbi tetë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi tetë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është tetë mijë e 567 persona, përcjell Insajderi.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë shënuar 187 raste të reja.

Sipas institutit, numri i të infektuarve deri më tani është 105 mijë e 375, prej tyre të shëruar janë 94 mijë e 630 persona.

Tutje në njoftim thuhet se numri i të vdekurve me Coronavirus deri sot është dy mijë e 178 veta./Insajderi.com