Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke zhvilluar mbledhjen, të cilën e ka thirrur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në këtë mbledhja pritet të diskutohet rreth pandemisë, koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.
Ka disa javë që, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka Kritika ndaj orientimit të dialogut nga Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
Haradinaj ka akuzuar Hotin se po e zhvendosh dialogun në nivel teknik, ndërsa ai duhet të jetë politik në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk dihet nëse AAK do të dalë nga Qeveria Hoti siç ka pasur zëra. /Insajderi.com/