Mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë – pa prezencë të medieve

Mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë – pa prezencë të medieve

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID -19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku po intervistohet ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Departamentit Ligjorë në Ministrinë e Shëndetësisë, Afërdita Hoxha, mbahet pa praninë e medieve, transmeton Insajderi.

Kërkesa që kjo mbledhje të mbahet në këtë mënyrë erdhi nga Afërdita Hoxha, e cila tha se dëshiron që mbledhja të mbahet e mbyllur pa media.

Poashtu, kryesuesja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për arsye subjektive që lidhen me pandeminë, ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, nuk do të dëshmojë në orën e paraparë.

Sot është zhvilluar edhe raportimi i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë, por që mediet nuk i kishin dyert e hapura as në këtë mbledhje. /Insajderi.com