Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës në orën 16:00, derisa janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës, njofton Insajderi.
Pika e parë do të jetë Shqyrtimi i Raportit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2020.
Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku do t’i mundësohet diasporës kosovare të votojnë nga ambasadat apo konsullatat e shteteve në të cilat jetojnë.
Për këtë është thirrur mbledhja e Qeverisë së Kosovës për ora 16:00.
Ndërsa, pritet të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e Presidentit. /Insajderi.com