Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet këtë verë

Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet këtë verë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, pritet të mbahet gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.

Për këtë mbledhje po kërkohet që të ketë përgatitje të mirë dhe agjendë të qartë nga ana e dy qeverive.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, thotë se përmes kësaj mbledhjeje duhet të dëshmohet bashkëpunimi rajonal. Ai theksoi përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për dialogun Kosovë-Serbi, duke respektuar interesat e të dy palëve.

“Është e rëndësishme që mbledhja e dy qeverive të përgatitet mirë, me një agjendë shumë të qartë dhe me rezultate konkrete, sepse në fakt ajo çfarë unë pres është që edhe njëherë të tregojmë që bashkëpunimi rajonal është kyç, jo vetëm me operu, por në periudhën post-COVID bashkëpunimi rajonal do të jetë kryesor për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht vendeve që janë fqinje. Prandaj, mendoj se shumë shpejt, duke u intensifikuar parapërgatitjet, do të kemi mundësinë, nëse arrihet të bëhet gjatë periudhës së verës do të ishte shumë mirë. Mendoj se duhet t’i paraprijmë sfidave që na presin në periudhën post-COVID”, thotë Bytyqi për KP.

“Si qeveri përkrahim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke respektuar të drejtën e çdo njërit, por duke respektuar edhe interesin e çdo pale dhe gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Mendojmë se vetëm nëpërmjet bisedimit mund të arrihen të tejkalohen vështirësitë”. /Insajderi.com