Mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti

Mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti

Dy ditë pas mbledhjes së fundit, ministrat e Qeverisë së Avdullah Hotit mblidhen përsëri, njofton Insajderi.

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të jetë sot, e premte, me fillim në orën 09:00.

Në njoftimin zyrtar për këtë mbledhje të radhës nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat e takimit.

Kjo mbledhje e qeverisë, po vjen një ditë pasi delegacioni kosovar i udhëhequr nga Skënder Hyseni, ka zhvilluar takim në Bruksel me palën serbe.

Takim që i paraprinë atij që pritet të mbahet në mes të Avdullah Hotit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në ndërmjetësimin e emisarit special, Richard Grenell./Insajderi.com