Mblidhen deputetët e Vetëvendosjes

Mblidhen deputetët e Vetëvendosjes

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhë në zyrat e Grupit të tyre Parlamentar para se të nisë seanca konstituive e Kuvendit.

Në një fotografi të cilën e ka publikuar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thuhet se ata janë gati për të nisë punën e Kuvendit.

“Gati! Nga vendi i ngjarjes – Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar deputeti Selimi.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën konstituive ku në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Por nuk është paraparë që të votohet edhe për formimin e Qeverisë.

Është thënë se votimi për Qeverinë mund të ndodh nesër./Insajderi.com