"Diçka po zihet"

Mblidhen partnerët e koaliconit, Limaj i bashkohet takimit Mustafa-Haradinaj

Burimet e Insajderi-t brenda NISMA Socialdemokrate thanë se Fatmir Limaj ka shkuar n% Kuvendin e Kosovës për t'u bashkëkangjitur në takimin mes Isa Mustafës e Ramush Haradinajt.

Mblidhen partnerët e koaliconit, Limaj i bashkohet takimit Mustafa-Haradinaj

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është bashkuar takimit të parterëve të koalicionit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë duke zhvilluar një takim.

Burime brenda NISMA-s i thanë Gazetës Online Insajderi.com, se edhe Fatmir Limaj ka shkuar në Kuvend për t’u takuar me Mustafën e Haradinajn.

Qeveria e Kosovës drejtohet nga LDK, AAK e NISMA me kryeministër, Avdullah Hotin, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Nuk dihet ende se cila është tema e diskutimit në mes ortakëve të koaliconit. /Insajderi.com