Nënkryetari I OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur lidhur me ftesën që ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Rama, ka marrë nga Prokurori i Gjykatës Speciale.
Në një prononcim për Insajderin, Haradinaj ka thënë se pas kësaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mblidhet dhe do të diskutojë për veprimet lidhur me ftesën e Prokurorit të Gjykatës Speciale.
“Ne do të thirrim mbledhje të kryesisë me siguri, do të shohim, do të shqyrtojmë, edhepse ne paraprakisht kemi bisedu, sepse nuk janë gjëra që kanë ndodhë sot e pahiri. Do të ulet kryesia dhe do të shqyrtojë se si do të veprojmë në të ardhmen për të gjithë. Vendimet e kryesisë më pas i realizojmë”, ka thënë Haradinaj.
Ai është shprehur i bindur se Gjykata Speciale do të dështojë dhe se këto intervistime sipas tij do t’i bëjnë vetëm për t’i arsyetuar fondet që i ka ndarë gjykata dhe politika të cilën ai e quan destruktive.
“Kjo gjyikatë, çkado që është kah mundohet me ban ë fund do të dalë e dështuar, për këtë do të bindeni vetë. Intervistat le t’i bëjnë, sepse ata duhet t’i arsyetojnë fondet që i ka nda gjykata dhe duhet me u arsyetu edhe politika destructive që ka qenë për aprovimin e kësaj gjykate, e sidomos dhomave, aq më tepër për dallime etnike. Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër asaj për zbulimin e krimeve, nëse ka pasë, ne jemi kundër zbulimit të krimeve një etnikisht, sepse nuk mundet me ndodhë një luftë, që tek ne nuk ka qenë konlikt edhepse shumë e kanë trumbetu. Dhe çdo njeri që i gëzohet këtij mendimi shqiptar, unë mendoj që e ka gabim”, është shprehur Haradinaj.
Më tëj, nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, ka krahasuar punën e Gjykatës Speciale me gjykimin e Hitlerit ndaj hebrenjëve
“Vetë është fyese në kohën kur Hitleri ka ba këso gjykimesh një etnike, që i ka ndjekë hebrenjtë në inkuizicion, qashtu është kjo gjykatë në kohën moderne”, ka thënë Haradinaj.
Në fund, ai ka thënë se sikur Rrustem Mustafa, edhe të tjerët që do të intervistohen e gjykohen nga Gjykata Speciale, do të kthehen si heronjë.
“Definitivisht jemi të bindur që ky proces gjyqësor ka me dalë i dështuar. Ata që intervistohen kanë me u gjyku kot edhe kanë me u kthy heronjë edhe më të mëdhenj”, ka theksuar Haradinaj.
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arianit Koci.
Koci tregoi se Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë për intervistë /Insajderi.com