Gara mbarëkombëtare e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards mbylli ditën e Dielë aplikimet në edicionin e saj të 10-të dhe nisur përgatitjet për finalizimin e një dekade " />

Mblidhet juria e edicionit jubilar të Albanian ICT Awards, nis vlerësimi i 100 kandidatëve dhe 80 aplikimeve

Mblidhet juria e edicionit jubilar të Albanian ICT Awards, nis vlerësimi i 100 kandidatëve dhe 80 aplikimeve

Gara mbarëkombëtare e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards mbylli ditën e Dielë aplikimet në edicionin e saj të 10-të dhe nisur përgatitjet për finalizimin e një dekade në provim të inovacionit.

Themeluar në 2012-ën, në Albanian ICT Awards ka sjellë bashkë gjenerata heronjsh të ditëve moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, ekzekutivë, profesionistë dhe liderë të cilët përmes teknologjisë dhe inovacionit kanë inspiruar, nxitur, promovuar dhe ndërtuar ide, projekte e biznese me rol formësues dhe transformues për shoqërinë shqiptare.

80 aplikime dhe 100 kandidatë u bënë pjesë e edicionit të 10-ës të Albanian ICT Awards në garë për çmimet më të mëdha të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Lugina e Preshëvës dhe mbarë hapësirës shqipfolëse dhe më gjerë.

Historikish karakterizuar nga emocione të forta, kështu Albanian ICT Awards nis fazën e saj më rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve deri në shpalljen e fituesve të edicionit jubilar në mbrëmjen gala.

Një traditë tashmë 10 vjeçare, juria e Albanian ICT Awards u mblodh më 20 Prill me pjesëmarrje fizike dhe virtuale në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Stamboll për nisur vlerësimin e 100 kandidatëve dhe projekteve të këtij edicioni.

Edona Bilali, Altin Petre, Visar A. Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elinda Kajo Meçe, Edlira N Martiri, Ilir Capuni, Blerim Rexha, Jeta Zagragja, Ermal Beqiri dhe Hana Qerimi do të përfaqësojnë jurinë e këtij viti.

Me një eksperiencë të gjatë menaxheriale në edukim profesional dhe rritje të kapaciteve njëzore dhe anëtar jurie që nga edicioni i parë, z. Visar Jasiqi në mënyrë unanime u përzgjodh kryetar i jurisë.

Me titull Prof. Dr. pranë departamentit të Inxhnierisë Informatike dhe njëkohsësish dekane e fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, zj. Elinda Kajo Meçe do të drejtojë rolin e zëvendës kryetarit të jurisë.

E vetëdijshme për përgjegjësitë dhe rëndësinë e kësaj faze dhe roleve që mbajnë, juria e edicionit të 10-të jubilar të Albanian ICT Awards merr në dorë tashmë fatin e kësaj gare dhe projekteve të mbërritura gjatë periudhës 2 mujore të aplikimeve të përmbyllura më 17 Prill.

Krahas dorëzimit të listës së kandidatëve së bashku me informacionet specifike lidhur me secilin aplikim dhe projekt, juria gjithashtu nënshkroi deklaratën e konfidencialitetit.

Më 14 dhe 15 Maj kandidatët e listës së ngushtë e dalë nga vlerësimi i parë, do të prezantojë përballë jurisë në Tiranë dhe Prishtinë. Brenda datës 10 Maj secili prej kandidatëve do të vihet në dijeni nëse kanë kaluar në fazën e dytë të vlerësimit.

Një trampolinë drejt suksesit, Albanian ICT Awards hapi edicionin e 10-të në Tiranë më 16 Shkurt. Edicioni 10-të jubilar i ICT Awards shënon një rikthim në vëmendje jo vetëm të një rrugëtimi prej një dekade, por përfaqëson një gurthemel të një misioni shndërruar sot në një tempull inovacioni.

Ky vit shënoi rikthimin e formatit të takimeve informative pranë shkollave, universiteteve, qendrave të inovacioni me mbi 20 të tilla organizuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Korçë, Elbasan, Prizren, Durrës, Gjakovë, Fier e Preshevë.

ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititÇmimi i Sipërmarrjes Inovative në BlockchainICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeGruaja në ICTSiguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards janë çmimet e mëdha që do të ndahen në mbrëmjen gala.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, AUK, SEEU TechPark dhe Top Channel, Telegrafi, PCWorld, CIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.