Mblidhet kryesia e Kuvendit

Mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 12:00 për, siç është njoftuar, miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Gjithashtu, në rend është edhe përgatitja për seancën plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020.

Në njoftim tregohet se në këtë mbledhje të kryesisë së do të bëhet edhe formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.