Mblidhet kryesia e LDK-së, sot publikohet lista e kandidatëve për deputet

Mblidhet kryesia e LDK-së, sot publikohet lista e kandidatëve për deputet

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë e kësaj të fundit.

Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Për në orën 11:30 është paralajmëruar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Pritet që sot kjo parti të dalë me listën e deputetëve që do të garojnë për këtë pozitë në këto zgjedhje.