
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thirrur në takim Kryesisë e partisë të martën.
Takimin e kryesisë për Insajderi-n e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza tha se kjo është mbledhje e zakonshme në të cilën do të diskutohet rezultati në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin, pas Lëvizjes Vetëvendosje e cila fitoi bindshëm me mbi 50 për qind të votave.
Kujtojmë se, gjatë ditës së hënë, Enver Hoxhaj është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, lidhur me formimin e institucioneve. Pas takimit, Hoxhaj ka folur para mediave ku ka thënë se VV-së ia ka paraqitur 10 qëndrime të PDK-së që lidhen me çështje të ndryshme. Ai tutje ka bërë të ditur se këto çështje do t’i diskutojë edhe me strukturat e partisë e pastaj do të dalin me një qëndrim lidhur me formimin e institucioneve. /Insajderi.com