
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar për mbajtjen e seancës së re të Kuvendit.
Në rend dite është shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 dhe 11 pika të tjera, përcjell Insajderi.com.

Kryesia e Kuvendit.
Theksojmë se mbledhjet e Kryesisë kishin dështuar të mbaheshin për gjashtë herë më radhë për mungesë kuorumi.
Mbledhja e fundit ishte më datë 30 nëntor e cila poashtu kishte dështuar dhe nuk kishte qenë i pranishëm as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Insajderi.com