Mblidhet LDK-ja për të diskutuar rreth organizimit të strukturave të brendshme

Mblidhet LDK-ja për të diskutuar rreth organizimit të strukturave të brendshme

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur sot (e hënë) në zyrën qendrore të kësaj partie, ku do të diskutohet rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu edhe për procesin e regjistrimit të anëtarësisë, përcjell Insajderi.

Në këtë mbledhje është parë duke hyrë ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Mbledhja ka filluar në orën 16:30.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë./Insajderi.com