Mblidhet OVL e UÇK-së, merr pjesë edhe Nasim Haradinaj

Mblidhet OVL e UÇK-së, merr pjesë edhe Nasim Haradinaj

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Insajderi.

Siç mëson Kosovapress, kjo mbledhje po mbahet pas arrestimit të kryetari të OVL së UÇK-së dhe bastisjeve që po vazhdojnë të bëhen në ambientet e Organizatës se Veteranëve të luftës.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për hapat qe do i ndërmarrin pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e kësaj organizate

Takimi po mbahet në një lokal i cili ndodhet përballë ndërtesës ku ndodhen ambientet e organizatës së veteranëve të luftës, ndërsa aty është parë edhe nënkryetari Nasim Haradinaj. /Insajderi.com