Mblidhet Parlamenti i Shqipërisë për të votuar kryetarin e ri

Mblidhet Parlamenti i Shqipërisë për të votuar kryetarin e ri

Është mbledhur sot në orën 18:00 seanca parlamentare ku pritet votimi i Gramoz Ruçit, si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

PD e ka thënë tashmë fjalën e saj, me voten kunder Rucit. Kunder eshte shprehur edhe LSi-ja. Sot në një prononcim për TCh, deputeti demokrat Edi Paloka ka treguar planin e PD per seancen kur do te votohet Ruci.

Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”.