Mblidhet Qeveria e Kosovës

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot, e mërkurë, do të mbajë mbledhjen e radhës, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Nuk është bërë e ditur agjenda se për çfarë do të mbahet kjo mbledhje, teksa mbrëmjen e së martës në mbledhjen online qeveria miratoi 28 masa anti-Covid.

Kryeministri Avdullah Hoti sot po ashtu do të jetë pjesë e një tjetër mbledhje.

Këshilli Atlantik zhvillon një Samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit pjesëmarrës, përveç Hotit, do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, njofton Insajderi.

Shtetet pjesëmarrëse pos Kosovës e Serbisë, gjithashtu janë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut./Insajderi.com