Mblidhet Qeveria – Hoti mbanë konferencë për media

Mblidhet Qeveria – Hoti mbanë konferencë për media

Sot nga ora 08:30, është mbledhur Qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.

Në këtë mbledhje të ekzekutivit do të shqyrtohen 21 pika të ndryshme.

Këto janë disa nga pikat që do të diskutohen sot në mbledhjen e qeverisë:

– Shqyrtimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në transaksionet Elektronike

– Shqyrtimi i Propozim-vendimit për planifikimin dhe zbatimin e Programit për rimëkëmbjen ekonomike, Masa 10-Mbështetje Financiare për projektet dhe inciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri ekonomike.

– Shqyrtimi i Raportit Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2018-2019. /Insajderi.com