Mblidhet Qeveria në ora 15:00

Mblidhet Qeveria në ora 15:00

Të mërkurën do të mblidhet Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Mbledhja qeveritare do të fillojë nga ora 15:00 dhe pritet të diskutohen 12 pika të ditës.

Këshilltari për media I kryeministrit, Xhavit Beqiri, konfirmoi për Insajderi mbajtjen e kësaj mbledhje të rregullt.

“Po mbledhja do të mbahet në ora 15”, tha ai.

Në mbledhjen e 29-të me radhë, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2019, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /Insajderi.com