Mblidhet sot Qeveria

Mblidhet sot Qeveria

Kabineti qeveritar do të mblidhet në mëngjesin e së premtes, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit, në njoftimin e të cilës nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Ndërkohë që pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti do të dalë në konferencë për media.

Kjo mbledhje u thirr një ditë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti presidentit, meqë këtij të fundit Iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën edhe për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi. /Insajderi.com