Mbrëmë kishte të shtëna në Pejë, plagoset një person

Mbrëmë kishte të shtëna në Pejë, plagoset një person

Një person ka mbetet i plagosur mbrëmjen e së mërkruës në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në ora 22:20 në rrugën “Papa Klementi”.

Rastin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë një persona ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Por, për shkak të natyrës së rastit më pas është dërguar për trajtim edhe në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit”, deklaroi ai. /Insajderi.com