Mbrëmjet e së premtes: Policia shpërndan të rinjtë nga “kafet e vogla”

Mbrëmjet e së premtes: Policia shpërndan të rinjtë nga “kafet e vogla”

Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë tek “kafet e vogla”, pasi shumë të rinjtë me lejen e pronarëve të restoranteve po vazhdonin qëndrimin në lokale edhe pas orës 22:30.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, të gjitha lokalet në mënyrë të obligueshme duhet të mbyllen ne ora 22:30, njofton Insajderi.

Por, sonte kishte grumbull më të madh të njerëzve. Diçka e zakonshme në mbrëmjet e së premtes.

Policia e Kosovës ka intervenuar duke shpërnda njerëzit që po qëndronin në kafe pas orës së ndaluar. /Insajderi.com/