Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe e ka cituar Nënë Terezën gjatë fjalimit të saj tradicional për festën e Krishtlindjes.
Gruaja më me ndikim në Britaninë e Madhe, Mbretëresha Elizabetë ka cituar fjalët e humanistes shqiptare Nënës Terezë, për të uruar britanikët për festën e Krishtlindjes.
“Jo të gjithë ne mund të bëjnë gjera të mëdha. Por, ne mund të bëjnë gjera të vogla me shumë dashuri,” e ka cituar Mbretëresha njërën nga thëniet më të famshme të Shën Terezës.
Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, të zhvilluar më 4 shtator të këtij viti.
Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku u cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë. /Insajderi.com