Një karriere të bujshme i erdhi fundi.
Majlinda Kelmendi u pensionua nga xhudo – pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa sot do përcillet edhe me ceremoni shtetërore.
Kjo ceremoni do të mbahet në Insitutin “Ali Hadri” në Prishtinë, ndërsa fillon në ora 18:00.
Organizuese e kësaj ngjare është presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kelmendi është një emrat më të mëdhenjë të sportit në Kosovë, ndërsa sukseset që bart në supe janë të mëdha.
Majlinda ishte xhudistja e parë që solli medaljen e artë në Kosovës, pasi u shpall kampione në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Ndërsa, në përgjithësi ajo e ka “sunduar” botën dy herë, ishte katër herë “mbretëreshë” e Evropës dhe doli fituese e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit.
Përkundër faktit që në Tokio u eleminua në raundin e parë, kjo nuk e zbeh madhështinë dhe vulën që ka lënë në xhudo.
Vlera e Majlinda Kelmendit është më e madhe se në fushën sportive.
Ajo theu barrierat dhe mposhti steriotipet gjinore – duke treguar që me punë dhe disiplinë asnjë sukses nuk është i pamundur./Insajderi.com