
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga ish-ambasadorja, Vlora Çitaku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kreu i PDK-së në Facebook ka bërë të ditur se në këtë takim ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
“Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Ai më tej, tha se kanë biseduar po ashtu për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë./Insajderi.com