Mbrojtja e nevojshme

Mbrojtja e nevojshme

Shkruan: Avokati Ramë Dreshaj

Mbrojtja e nevojshme është institut i i përgjithshëm që përjashton ekzistimin e e veprës penale, nga së që në të drejtën Romake dhe në mesjetë shprehej dhe arsyetohej më sintagmen “është e lejuar që dhuna të zmbrapset më dhunë” por duke i plotësuar kushtet esenciale që të jetë në kuadër të të kufive të mbrojtjës së nevojshme dhe në asnjë menyrë nuk guxon t’i sherbej hakmarrjes.

Të gjitha legjislaturat penale të shteteve demokratike e parashohin Mbrojtjen e nevojshme, në legjislacioni penal të Republikës së Kosovës ky institut është i parapar më dispozitën ligjore të nenit 12 paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata para së të vendosni mbi vlerësimin e provave dhe fakteve në mënyrë reale, objektive, profesionale më përkushtim të lartë dhe ndërgjegje të plotë, është dhe duhet që ta ken parasysh së teoria dhe praktika penale, të drejtën e mbrojtjes së nevojshme e njohin kur është në pyetje sulmi dhe mbrojta si lidhje shkakore e drejtpërdrejt dhe e menjëhershme deri sa sulmi serioz zgjatë dhe kur kryesi i veprës ketë e kupton si rrezik serioz dhe nuk ka mundësi t’i iki rrugës së sulmit pa ndërmarrjen e veprimeve aktive – ofenzive për ta zmbraps sulmin.

Veprimi i mbrojtjes së nevojshme është kur kryesi i veprës penale ndërmerr veprime adekuate dhe atë:

për mbrojtjen e jetës së vetë si në rastin konkret,

për mbrojtjen e integritetit fizik dhe psikik,

për mbrojtjen e lirisë,

për mbrojtjen e pasurisë,

për mbrojtjen e familjes

për mbrojtjen e nderit si në rastin konkret etj.

Pra prokuroria duhetë ta dinë së sipas dispozitave ligjore të nenit 12 paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk është vepër penale, vepra e cila është kryer në mbrojtje të nevojshme dhe mbrojtja e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm, real dhe të atëçastshëm ndaj vetes ose ndaj një personi tjetër me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi, andaj nuk qëndron fakti së ekziston vepra penale e Vrasjës nese plotësohen të gjitha kushtet ligjore të mbrojtjes së nevojshme.

Prokuroria duhet ta dinë që paraprakisht ta ketë parasysh së dashja të kryesi i veprës penale, nuk ishte prezente që ta privonte nga jeta sulmuesin, por qellimi ishte që sulmin e atëqaseshëm për ta zmbrapsur sulmin real, të atëçastshëm, të rrezikshëm dhe të kundërligjshëm të drejtuar ndaj tij, andaj çdo kush apo secili ka të drejtë të mbrohet, mirëpo kjo e drejtë duhet të zgjas vetëm sa për ta zmbrapsur rrezikun e drejtpërdrejtë.

Është e domosdoshme të ceket së në të shumtën e rasteve të gjitha veprat të cilat posedojnë elemente të përgjithshme dhe të posaçme të figurës konkrete të veprës penale, konsiderohen vepra të kundërligjshme. Mirëpo përkundër kësaj, ekzistojnë shkaqet apo rrethanat e përcaktuara më norma penalo-juridike të cilat në situatën e caktuar, për shkak të bashkë ndodhjes së rrethanave përkatëse, veprën e bëjnë të lejuar, edhe pse i përmban të gjitha tiparet e veprës penale. Pra këto janë norma që lejojnë veprimet e caktuara, të cilat përndryshe janë veprime të ndaluara e qe konsiderohen vepra penale.

Në esencë, të shkaqet që e përjashtojnë kundërligjshmërinë, është fjala për konfliktin midis të mirave juridike, interesave dhe detyrimeve që paraqitën në jetën e përditshme. Andaj, më normat e caktuara penalo-juridike është treguar më së e nevojshme që në përgjithësi, të njihen shkaqet e caktuara të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë, më këtë edhe veprën penale si në rastin konkret, për të cilin rast po shkruhet dhe po jepen mendime të ndryshme.

Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës, gjegjësisht Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në pjesën e përgjithshme parashihin dy norma liruese më të cilat përjashtohet kundërligjshmëria në rast se përmbushën kushtet e caktuar. Pra këto janë Mbrojtja e nevojshme (nenin 12) dhe Nevoja ekstreme (neni 13) respektivisht neni 12 dhe 13. Sipas këtyre dy normave penalo-juridike, edhe pse veprat e kryera posedojnë të gjitha tiparet ligjore të veprave penale, nuk konsiderohen vepra penale nga së janë kryer në rrethana në të cilat personi i ka mbrojtur të mirat juridike nga sulmi i kundërligjshëm apo nga rreziku të cilin nuk e ka shkaktuar vetë, pra ka edhe shkaqe tjera të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë.

Mbrojtja e ligjshme respektivisht e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm, real dhe të atëçastshëm ndaj vetës ose ndaj një personi tjetër, më kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion më shkallën e rrezikut që paraqet sulmi.

Vlen të përmendet sa për ilustrim në legjislacionin penal të Francës, kjo mbrojtje quhet mbrojtje e ligjshme. Emërtimi i këtillë i këtij institucioni është shumë i arsyeshëm nga së më ligj lejohet kjo mbrojtje. Andaj, mbrojtjen e ligjshme si institucion që e përjashton kundërligjshmërinë, donë të thotë edhe veprën penale, e parashohin të gjitha legjislacionet penale të shteteve bashkëkohore dhe demokratike. Po e përmendim vetëm për ilustrim të rëndësisë së madhe të mbrojtjes ligjore gjegjësisht mbrojtjes së nevojshme së këtë institucion penalo-juridik Ciceroni e konsideronte si parim të drejtës natyrore, dhe e quan mbrojtje e natyrëshme.

Në shkencën penale ekzistojnë teori të ndryshme të cilat e e arsyetojnë mbrojtjen ligjore, por prej tyre do ti përmendi vetëm dy më kryesore të cilat në rastin konkret kanë të bëjnë nga arsye së që të dy teorit gershetohen dhe janë prezente në shumë raste, dhe ato janë teoria subjektive dhe teoria objektive.

Sipas teorisë subjektive, personi që kryen vepër penale në mbrojtje të ligjshme respektivisht të nevojshme nuk duhet të ndëshkohet ngase ne momentin e zmbrapsjes se sulmit ai është në gjendje të tronditur shpirtërore e cila përjashton përgjegjësinë penale dhe fajësinë. Kjo teori është mikse sepse personi që vepron në mbrojtje të ligjshme respektivisht të nevojshme nuk është e domosdoshme që gjithherë të jetë dhe zakonisht nuk është në gjendje

aq të tronditur shpirtërore e cila e përjashton përgjegjësinë penale dhe fajësinë, por në rastie të ndryshme mund të ndikojnë edhe ofendimet e natyrës më të rëndë. Gjithashtu kjo teori nuk mund të jetë e vetme nga shkaku së e drejta në mbrojtje ligjore respektivisht nevojshme nuk njihet për shkak të tronditjes shpirtërore apo gjendjes afektive, por nga shkaku së mbrojtja e tillë është ligjore, e nevojshme, pra e domosdoshme.

Sipas teorisë objektive, mbrojtja e ligjshme respektivisht e nevojshme konsiderohet një e drejtë që i takon personit, të mirat e të cilit janë sulmuar. Andaj sipas kësaj teorie, personi i sulmuar është i autorizuar, në kushtet e caktuara më ligj, që duke e zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm t’i shkaktoj ndonjë dëm të mirave juridike të personit që sulmon gjegjësisht sulmuesit.

Prandaj në të gjitha rastet apo situatat kur sistemi juridik nuk është në gjendje që ti mbroj të mirat juridike, atëherë këtë funksion të mbrojtjes ia beson vetë të mirave juridike, pra lejon mbrojtjen individuale. Nëse i referohemi këtij konstatimi lirisht mund të themi së më rastin e mbrojtjes ligjore respektivisht të nevojshme shprehet vetëmbrojtja e personave, të mirat juridike të cilëve janë sulmuar e që gjenden në rrezik. Pra në këtë mënyrë më anë të mbrojtjes ligjore, mbrohen të mirat juridike të njëjtat edhe ashtu mbrohen nga e drejta penale gjegjësisht legjislacioni penal, andaj secili që vepron në suaza të kushteve të cekura ka vepruar në mbrojtjen e jetës së vetës nga sulmi i kundërligjshem, i atqasëm dhe shumë i rrezikshëm për jetën e tij, ku edhe është sulmuar më thikë dhe më të gjitha format tjera të natyrës më të rëndë nga ana e sulmuesit.

Nga kuptimi i drejtë i mbrojtjes së ligjshme gjegjësisht nevojshme më të drejtë mund të konstatojmë së për ta konsideruar mbrojtjen e ligjshme gjegjësisht të nevojshme duhet të ekzistoj gjegjësisht të shprehet sulmi dhe mbrojtja, pra këto janë dy elementet kryesore të mbrojtja e ligjshme repektivisht e nevojshme dhe pa tjetër duhet ti përmbushin kushtet e caktuara sipas drejtës penale gjegjësisht legjislacionit penal, e që në rastin e përfolur të dy këto elemente janë prezentë, pra të përmbushura, gjithënjë sipas të dhënave deri më tani, por ende të pa justifikuara më procedurë ligjore.

Sulmi është çdo veprim i njeriut i cili është i drejtuar në dëmtimin apo rrezikimin e ndonjë të mire juridike, parimisht sulmi mund të kryhet vetëm më veprim, mirëpo ka raste qe sulmi të kryhet edhe më mosveprim, mirëpo në këtë çështje penale mbrojtja do të koncentrohet të sulmi i ndërmarr më veprim nga ana e sulmuesit ndaj të të mirës materiale respektivisht jetës së përsonit.

Më herët në përkufizimin e sulmit cekem së sulmi mund të jetë i drejtuar kundër çdo të mire juridike, legjislacioni penal i jonë nuk i cek të mirat juridike të cilat mund të jen objekt sulmi, mirëpo flet në përgjithësi për zmbrapsjen e sulmit prej vetës apo tjetrit (siç e kemi në rastin konkret veprimin e zmbrapsjes së sulmit nga vetja). Pra sulmi mund të jetë i drejtuar jo vetëm kundër të mirave juridike të cilat mbrohen nga legjislacioni penal por edhe kundër të mirave tjera të cilat mbrohen nga legjislacionet tjera të sistemit juridik. Duhet theksuar edhe këtë së në jetën e përditshme më së shpeshti sulmohet jeta e njeriut, integriteti trupor, nderi si dhe të mirat tjera.

Sulmi është i kundërligjshëm gjithmonë kur është në kundërshtim më ndonjë normë juridike, pra sulmuesi nuk ka kurrfarë autorizimi për veprimet e veta, pra veprimtaria e

sulmuesit cenon të mirat juridik disa prej tyre të cekura më lartë, që njëherit cenon edhe vetë sistemin juridik, si në rastin konkret.

Sulmi duhet të jetë i atëçastshëm gjegjësisht aktual. Pra në kuptimin e mbrojtjes së ligjshme-nevojshme, sulmi konsiderohet i atëçastshëm në rastet kur në çdo moment pritet së do të fillojë, kur ka filluar të veproi dhe gjerë sa të zgjas gjegjësisht gjerë sa të përfundoj, pra askush nuk mund ti nënshtrohet përgjegjësisë penale nese kryen veprim në suaza të mbrojtjes së nevojshme.