Përmes një postimi në rrjetet sociale CEL Kosovo ka publikuar disa foto te bilbordave dhe vendeve reklamuese në disa komuna të Kosovës, ku promovohen të drejtat e personave LGBTI që garantohen me kondin e ri penal të vendit tonë.
Risia më e madhe e Kodit të ri Penal është se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë përfshirë si elemente në gjithsej shtatë vepra penale, thuhet me tutje në postimin në Facebook.
Ndër të tjera theksohet se personat LGBTI gëzojnë mbrojtje më të madhe ligjore nga veprat penale të ashtuquajtura “krime të urrejtjes” apo krime që janë të motivuara nga paragjykimi ndaj përkatësisë apo përshtypjes së përkatësisë së personit në komunitetin LGBTI.
Pikat të cilat përfshihen në kodin e ri penal janë :
- Nxitja e përçarjes dhe mos durimit,
- Vrasje e rëndë,
- Sulmi,
- Lëndimi i lehtë trupor,
- Lëndimi i rëndë trupor,
- Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banoreve të Republikës se Kosovës,
- Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes është duke vazhduar promovimi i Kodit të ri Penal në disa komuna të Kosovës, aktivitet që u mundësua nga CEL Kosovo dhe CSGD.