
Mbrojtja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës, ka deklaruar në seancën e së hënës në Hagë se “s’kanë pasur problem në bashkëpunim me prokurorinë”.
Këtë e thanë në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve të deritanishme për këtë proces gjyqësor.
Më 11 qershor janë marrë dokumentet e nevojshme, sipas avokatit Jean-Lous Gillisen.
“Procesi i nxjerrjes së materialeve është zhvilluar dhe ka ecur pa probleme fare, me dashamirësi do ta theksoja këtë aspekt. Na është konfirmuar se nxjerrja e materialeve sipas një rregulle, është plotësuar. Kemi kërkuar sqarime në disa video ku përfshihet i akuzuari”, pohoi ai.
Shala nga Dhomat e Specializuara akuzohet për “krime lufte”.
Ai është arrestuar me 16 mars të këtij viti. /Insajderi.com