
Policia e Kosovës ka dhënë garanci për lirimin me kusht të ish-shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit.
Kështu ka thënë të mërkurën mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës.
Përmes një shkrese, paraqiten argumente që lirimi i Thaçit me kusht i plotëson të gjitha standardet.

Gjykata Speciale në Hagë
Pikërisht, më 30 nëntor, Dhomat e Specializuara morën vendim që Hashim Thaçi të mbahet në paraburgim në Hagë.
Mbrojtja ka kërkuar që të mbahet seancë dëgjimore për këtë në mënyrë që të paraqiten pikëpamjet e Policisë së Kosovës për këtë.
Po ashtu, thuhet se edhe shtetet e treta kanë dhënë garanci për lirimin e Thaçit.
Thaçit më 5 nëntor iu konfirmua aktakuza – menjëherë dha dorëheqje nga posti i presidentit si dhe u dorëzua te zyrat e EULEX-it në Kosovë. /Insajderi.com