Mbrojtja e Thaçit – Prokurorisë: Janë 124 dëshmitarë që nuk dimë asgjë për ta

Mbrojtja e Thaçit – Prokurorisë: Janë 124 dëshmitarë që nuk dimë asgjë për ta

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ankuar se janë bërë të ditur 124 dëshmitarë në rastin e klientit të tij, mirëpo nuk është dhënë asnjë informacion shtesë rreth tyre, njofton Insajderi.

“Ka 124 dëshmitarë që shumica prej tyre janë bërë të ditur me pseudonime. Nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur me atë se çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat shoqëruese sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe prova që lidhen me ta”, ka deklaruar ai.

Hooper tha se mungojnë hollësitë në lidhje me këta dëshmitarë.

Ai shtoi se materialet e nxjerra nga Prokuroria duhet t’u ndihmojë atyre ta përgatisin mbrojtjen dhe jo ta komplikojnë atë.

Në Gjykatën Speciale kë Hagë ka nisur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit./Insajderi.com