Mbrojtja e vlerave të luftës dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të trajtohen sot në Kuvendin e Kosovës

Mbrojtja e vlerave të luftës dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të trajtohen sot në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës, do të mblidhet sot nga ora 10:00, në seancën plenare për të vazhduar punën në projektligjin për mbrojtën e vlerave të luftës si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Për projektligjin e parë, do të diskutohet duke filluar nga ora 10:00, si vazhdimësi e diskutimit të parë, të këtij projektligji të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, më saktësisht, nga deputeti ferizajas, Gazmend Bytyqi.

Në vazhdimin e seancës plenare, do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare./Insajderi.com.