Mbrojtja në Speciale i kërkon Gjykatësit t’i japë urdhër Prokurorisë për dorëzimin e numrit të materialeve

Mbrojtja në Speciale i kërkon Gjykatësit t’i japë urdhër Prokurorisë për dorëzimin e numrit të materialeve

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, ZPS-ja theksoi se janë të vetëdijshëm për afatet kohore.

Ndërkaq, mbrojtja e të akuzuarve; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kërkuan që materialet të që t’ua japë materialet më herët, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten.

Avokati Nick Kaufman tha se ka tendencë nga shumë prokurorë hetues që të provojnë dobishmërinë e materialeve të tyre e pas asaj duke mos pasur një fushë pamje të gjerë të tyre nuk i japin mbrojtjes materiale duke thënë se ato nuk janë të nxjerrshme.

“Kërkojmë gjykatës që të jepni urdhër prokurorisë të na jap sa më shpejt numrin e materialeve që i përkasin rregullit 107, numrin e organizatave materiale, datat kur janë krijuar këtu”, potencoi ai.

Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes është duke vazhduar. /Insajderi.com