Mbrojtja shpreson ta shpëtojë Azem Sylën nga paraburgimi

Mbrojtja shpreson ta shpëtojë Azem Sylën nga paraburgimi

Të shtunën  pritet të merret vendimi nëse ndaj të arrestuarit nën dyshimin për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpërlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve, Azem Syla, do të caktohet masa e kërkuar nga prokuroria, por mbrojtja e ish deputetit të PDK-së, shpreson ta shpëtoj nga kjo masë.

Prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin Syla, i arrestuar sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por avokati i Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se shpreson që ta shpëtojë klientin e tij nga kjo masë ndaluese, edhe pse sipas tij, në kërkesën për paraburgim prokurori ka arsyetuar me faktin se Syla ka rrezik ikje, ndikim tek dëshmitarët ku e ka përmendur edhe dëshmitarin Nazim Bllaca.

Edhe pse lënda e Sylës, sipas avokatit Gashi ka volum të madh dhe nevojitet kohë për të sjellë vendimin, sipas mbrojtjes, prokuroria i ka neglizhuar disa fakte.

“Rasti është i profilit shumë të ultë. Prokuroria e pranon se veprimet që kinse kanë filluar në vitin 2006, kështu që Prokuroria ka lejuar që të ndodh një aktivitet kriminal për dhjetë vjet, ndërsa është skandaloze se Prokuroia ka sjell aktvendim për zhvillimin e hetimeve nga viti 2014 që dmth ata e kanë ditë që po ndodh para syve një aktivitet kriminal. Kështu që cila është arsyeja që po ndodhë ky proces, nëse kanë qenë të njoftuar”, ka thënën Gashi për lajmi.net.

Azem Syla së bashku me 50 persona tjerë dyshohen për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash.  Në lidhje me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona për të cilët dje u është caktuar nga 30 ditë paraburgim. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka.

Gashi tha për lajmi.net se ai këtë gjë do ta përdorë nëser gjatë seancës si alibi, para se te merret vendimi për Azem Sylen i cili u arrestua sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë.

Ai beson që nesër gjyqtarja nuk do ta pranojë kërkesën e Prokurorit dhe, se ndoshta siç thekson ai, do ta caktojnë ndonjë masë tjetër për paraburgim./Insajderi.com