Mburrja e Isa Mustafës me triumfin ndaj dy ambasadorëve amerikan

Mburrja e Isa Mustafës me triumfin ndaj dy ambasadorëve amerikan

Isa Mustafa thotë se ka mundur gjykimin dhe paragjykimin e dy ambasadorëve amerikan në Kosovë. Me ambasadorin Dell thotë se ka fituar betejën se “anti-amerikanizmit” ndërsa me ambasadoren Jacobson betejën e korrupsionit

Kryeministri në ikje Isa Mustafa në një shkrim të fundit nuk ka atakuar vetëm kundërshtarët politik por edhe ambasadorët.  Madje është mburrur sesi dy ambasadorë amerikan në Kosovë e kanë gjykuar atë keq.

Mustafa është mburrur sesi dy amabsadorë të SHBA-së në Kosovë kanë gabuar rëndë kur e kanë paragjykuar dhe gjykuar për pikëpamjet dhe veprimet e tij.

Fillimisht sipas Isa Mustafës beteja e parë ka qenë nga ambasadorit Christofer Dell. Mustafa e quan ambasadorin një diplomat që ka qenë “i lidhur për kërthize” me Hashim Thacin.

“Si kryetar i LDK-së kundërshtova fusnotën, dhe atëbotë ambasadori Dell , pa një e pa dy, më shpalli antiamerikan dhe antievropian dhe se unë nuk përfaqësoja vijën rugoviane të LDK-së. U thash disa shokëve të mi, se po të ishin kohëra tjera, unë do të përjashtohesha nga LDK-ja, e cila është përbetuar për miqësi të përhershme me SHBA-të, por më shpëton vetëm fakti që Dell konsiderohet se është lidhur për kërthize me Hashim Thaçin. Ndërkaq unë e desha dhe e dua Amerikën e cila bëri dhe po bën shumë për Kosovën”, ka shkruar Mustafa.

SONY DSC

Ndërsa e dyta është beteja me ambasadoren Tracy Jacobson e cila në një ngjarje të organizuar nga organizata “Fol” kishte thënë dy gjëra për të cilat u bë e njohur: “mos e dhini punën” që i referohej krizës institucionale të asaj kohe dhe “Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar” duke iu referuar dosjeve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisjes së Isa Mustafës me Prishtinën.

“Nuk doli e bazuar as deklarata e ambasadores Jacobson, në kohën kur LDK ishte pjesë e bllokut në vitin 2014, se “VV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal në Prishtinë…. Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar”.
Ambasadorja më gjykoi para kohe, por LDK nuk doli e korruptuar me këto dosje dhe as unë si politikan i Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

LDK-ja që udhëhiqet nga Mustafa për shkak të raporteve të afërta të ish-liderit Ibrahim Rugova me Amerikën, është një nga partitë që mburret për shkak të lartësimit të rolit të SHBA-ve në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Konfrontime të tilla me ambasadorët amerikan në LDK nuk janë parë para ardhjes së Isa Mustafës në krye të partisë./Insajderi.com