Mbushet Spitali i Pejës, edhe salla e takimeve adaptohet për pacientë me COVID-19

Mbushet Spitali i Pejës, edhe salla e takimeve adaptohet për pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është mbushur me pacientë të infektuar me Coronavirus.

Sipas njoftimit nga spitali, në repartet e Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL-së, Oftamologjisë, një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë si dhe Urologjisë, s’ka asnjë shtrat të lirë.

Ndaj, për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje, spitali njofton se janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë.

“Shpresohet se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, sipas raportit të Shërbimit Spitalit Klinik Universitar të Kosovës të datës 3 shtator, nga të gjitha spitalet e përgjithshme, ai i Pejës është më i ngarkuari me pacientë të infektuar, gjithsej 212.

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 166 pacientë, në atë të Gjakovës, në të Gjilanit 139 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë gjithsej 37 pacientë, në atë të Mitrovicës 56 pacientë, ndërsa në Spitalin e Ferizajt gjithsej 76./Insajderi.com